Thomas Brdariç ka folur për median gjermane “Deutsche Presse-Agantur” duke treguar aventurën me skuadrën e Vllaznisë, ambjentimin në Shqipëri, por edhe për gjendjen e terreneve në vendin tonë:
“Kur erdha mendova se ishte një mundësi dhe sfidë e madhe. Nëse sjell një ekip nga askund në kualifikimin europian, kjo të bën krenar. Kur vjen në Shqipëri, e vëren shpejt sa i bukur është vendi.
Ne stërvitemi në një fushë në pyll dhe livadhe. Shqipëria është shumë prapa kur bëhet fjalë për pjesën e terreneve stërvitore.
Duhet kujdes që lojtarët e huaj të mos përdorin kushtet e fushës si justifikim nëse luajnë keq. Hap pas hapi kemi ndërtuar një ekip konkurrues te Vllaznia.”, ka përfunduar Brdariç.