Vllaznia vijon me përgatitjet 3-4 ditore në qytetin e Ulqinit. Shkodranët kanë udhëtuar në Mal të Zi para dy ditësh, ku do qëndrojnë deri para ndeshjes miqësore të së dielës kundër Prishtinës që do zhvillohet në “Loro Boriçi”.
Kjo patjetër edhe në kuadrin e një mini-faze sepse kampionati rikthehet që në datën 15 janar. Për këtë arsye edhe ngarkesa e stërvitjes ka qenë më e lartë se zakonisht.
Trajneri Brdariç dhe pjesa tjetër e stafit teknik ka vendosur që skuadra të zhvillojë nga dy seanca stërvitore në ditë. Kjo edhe një lloj “zbori” për gjithë futbollistët që rikthehen pas pushimeve dhe patjetër nuk janë në 100% të formës fizike.
Kështu trajneri gjerman ka parë të udhës që futbollistët të marrin një ngarkesë më të lartë fizike. Kjo edhe për të qenë në formën sa më optimale të mundshme fizike përpara ndeshjes së parë kundër Tiranës në vitin 2022. Prandaj edhe ekipi është zhvendosur në Ulqin ku kushtet stërvitore janë shumë të mira.
Endri ÇINARI


