HomeFUTBOLLFSHF takim me delegatët në prag të rifillimit të kampionatit

FSHF takim me delegatët në prag të rifillimit të kampionatit

Në prag të rifillimit të kampionateve të “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar këtë të martë një seminar me të gjithë delegatët e ndeshjeve të këtyre dy kampionateve në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku si dhe drejtuesi i Departamentit të Garave, Marjus Sulejmani, i cili drejtoi seminarin.

Sulejmani bëri një analizë të punës së delegatëve deri më tani, teksa këshilloi dhe shpjegoi në mënyrë të detajuar për të gjithë të pranishmit detyrat dhe përgjegjësitë e plota që ata kanë dhe që duhet të realizojnë përgjatë një ndeshjeje, në mënyrë që ndeshja të jetë e mirëorganizuar dhe e suksesshme.

Kampionati “Abissnet Superiore” do të rikthehet sërish dhe do të luajë ndeshjet e para për këtë vit të ri nga 15 janari ndërsa Kategoria e Parë nga 22 janari.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments