HomeKRYESOREErald Çinari shumë pranë transferimit tek skuadra shqiptare

Erald Çinari shumë pranë transferimit tek skuadra shqiptare

Shkëndija vazhdon të transferojë emra cilësor në skuadër, teksa së fundmi siç mëson “infOSport.mk”, ai do të jetë Eraldo Çinari, të cilin “kuqezinjtë” nga Tetova e kishin provuar ta transferojnë edhe verën e vitit 2020, mirëpo pa sukses.

Megjithatë ndryshe qëndrojnë tanimë gjërat, kjo pasi Çinari nuk ka arritur që ti përsëris ato paraqitje me Partizanin edhe me skuadrën turke të Samsunspor, te e cila u transferua gjate verës së vitit të kaluar.

Çinari në 9 ndeshje kampionale me Samsunspor në Ligën e Parë turke nuk ka arritur të gjejë asnjë gol, ndërsa një gjë të tillë kishte bërë vetëm në ndeshjet e Kupës, ku kishte realizuar një gol nga dy takime.

Vetëm 3 ndeshje si titullar dhe 260 minuta të kaluara në fushë, janë statistika këto që nuk kanë bindur drejtuesit e Samsunspor, që janë gati për të hyrë në bisedime me drejuesit e Shkëndijës, qoftë për ta huazuar Çinarin, apo edhe  për të shitur kartonin e tij.

Mbetet të shihet se si do dakordohen palët, me Shkëndijën që me çdo kusht po kërkon një sulmues krahu.

Ndër dëshirat e “kuqezinjëve” ishin edhe Odise Roshi dhe Kristal  Abazaj, dy futbollistë tjerë nga Shqipëria që gjithashtu luajnë në Ligën e Parë turke.

Si duket te Roshi nuk ka kryer punë as ndërmjetësimi i Lorik Canës, derisa sa i përket Abazajt, ky i fundit ende nuk është rikuperuar plotësisht, ashtu që me shumë gjasa Eraldo Çinari do të dalë e treta e vërteta dhe shumë shpejtë do të veshë fanellën “kuqezi”.

Kujtojmë Çinari para se të transferohej në Turqi, mbronte ngjyrat e Partizanit, për të cilën skuadër në 88 ndeshje kishte realizuar 29 gola, derisa gjithashtu si një shkodran i lindur kishte luajtur edhe me Vllazninë, edhe atë në 116 ndeshje, duke bërë 18 gola

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments