Vllaznia në atletikë prej vitesh e dekadash është dominuese në këtë disiplinë. Përjashtim nuk bëri as aktiviteti i fundit ku kuqeblutë dolën sërish kampionë. Trajneri, Bruno Rrotani foli për këtë arritje duke u shprehur shumë krenar dhe duke premtuar se atletë të rinj elitarë po vijnë për atletikën shqiptare.
Rrotani tha: “U shpallëm sërish kampionë, për të 14-tin vit rradhazi. Besoj se është një rekord në çdo sport në vendin tonë, pasi askush nuk është shpallur kampion kaq shumë herë rradhazi. Sportistët tanë bënë performanca të shkëlqyera, ku u vendos edhe një rekord për të rinj në 100 metra nga ana e Çardakut. Rekord që kishte vite që nuk thyej.
Jam shumë krenar që po vijoj traditën e shkëlqyer të atletikës shkodrane. Ne punojmë çdo ditë me sportistët dhe trajnerët e tjerë, të cilët të gjithë duhen falenderuar për sakrificën dhe pasionin që kanë për këtë sport. Ne kemi disa sportistë cilësor, por që mendoj se në të ardhmen do jenë elitarë siç është tashmë Franko Burraj.
Aktiviteti i rradhës do jetë kampionati javën tjetër, ku ne patjetër edhe aty si në kupë do kërkojmë tillun e rradhës. Besoj se edhe aty do arrijmë të kemi suksese”.
Endri ÇINARI