...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë fitore dhe një humbje në debutimet e Josës me Vllazninë. Po...

Një fitore dhe një humbje në debutimet e Josës me Vllazninë. Po nesër…?

Mirel Josa eshte emeruar pak dite me pare ne krye te pankines shkodrane dhe ne fakt, kjo eshte hera e trete qe ai do ta drejtoje Vllaznine si trajner ne karrieren e tij. E ka bere kete gje edhe dy here te tjera ku ka lene pershtypje shume te mira dhe kjo eshte nje arsye pse ne Shkoder e duan.

Per koinçidence, edhe ne heret e tjera, ardhja e tij te Vllaznia ka qene per “emergjence”. Ne vitin 2016 zevendesoi gjermanin Ulrih Schulze, ndersa ne 2010 zevendesoi malazezin Mojash Radonjiç.

Debutimet e teknikut kryeqytetas ne pankinen shkodrane ne fakt nuk kane qene ne te dy rastet me fitore. Ne njerin rast ka fituar dhe ne tjetrin eshte mundur.

Keshtu, hera e pare qe Josa eshte ulur ne pankinen e Vllaznise ka qene me 18 nentor 2006 ne nje ndeshje qe ajo luajti ne Gjirokaster ndaj Luftetarit e fituar nga skuadra shkodrane me rezultatin 3-2 fale golave te shenuar nga Xhevahir Sukaj (2) dhe Suad Lici.

Nderkohe ne heren e dyte qe ai u rikthye te Vllaznia, gjerat nuk i shkuan ashtu si duhet. Me 30 tetor 2010, kuqeblute do te luanin ne Shkoder ndaj Flamurtarit dhe u munden me rezultatin 1-3 ku golin e vetem per te e shenoi Marko Jovanoviç.

Po çfare do te ndodhe me Josen ne ndeshjen e trete qe ai rikthehet per te drejtuar Vllaznine? Kjo mbetet per t’u pare pas 90 minuteshit te neserm ndaj Egnatias ne stadiumin “Loro Boriçi”…/SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.