Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHumbi gjyqin me Ramos, por Laçi e çon në CAS dhe do...

Humbi gjyqin me Ramos, por Laçi e çon në CAS dhe do dyfishin e shumës

Laçi ka humbur në FIFA gjyqin kundër Lucas Ramos dhe detyrimi ndaj brazilianit është 32 mijë euro. Gjithsesi ende nuk ka përfunduar asgjë.

Kurbinasit e kanë vijuar betejën ligjore, pasi pretendojnë se e kanë shlyer mesfushorin dhe për këtë në dosjen e përgatitur kanë përfshirë edhe mandatin e pagesave.

Çështja tani është në CAS dhe aty do të merret vendimi final. I paditur si përgjegjës është edhe klubi grek i Veria, ku braziliani luajti vjet.

Pretendimet janë se grekët kanë nënshkruar me një lojtar që ishte nën kontratë. Drejtësia do të vendosë për këtë çështje, teksa Laçi kërkon 64 mijë euro dëmshpërblim. /abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments