Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREÇoi Partizanin në Kupat e Europës, pse po vonon firma e Dritan...

Çoi Partizanin në Kupat e Europës, pse po vonon firma e Dritan Mehmetit?!

Pas emërimit të Elton Marinit si drejtor sportiv, interesi është i madh se çfarë po gatuhet në klubin e Partizanit.

Pritej që të kishte dy rreshta në kanalin zyrtar për trajnerin Dritan Mehmeti. Por, ende diçka e tillë nuk ka ndodhur. Presidenti Gaz Demi thonë se e ka konfirmuar, megjithatë vlerë gjithmonë marrin njoftimet në faqet zyrtare.

Ishte ai që arriti ta kualifikonte skuadrën në Kupat e Europës duke e renditur në vendin e tretë në Abissnet Superiore. Dhe pikërisht për punën e bërë, të gjithë prisnin firmën e parë të Dritan Mehmetit. Natyrisht që lidhja shpirtërore me formalizimin e marrëveshjeve, janë gjëra krejt të ndryshme.

Mos ndoshta me afrimin e Marinit, një “erë italiane” po fryn në pankinë? Këtë s’e dimë, koha do ta vërtetojë! Fakt mbetet se me përfundimin e sezonit, ende Dritan Mehmeti s’është konfirmuar zyrtarisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments