Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKampionët e Turqisë nuk ndalen, pas Enis Bardhit arrijnë akordin edhe me...

Kampionët e Turqisë nuk ndalen, pas Enis Bardhit arrijnë akordin edhe me futbollistin që fitoi 2 Champions me Barçën

Kampionët e Trabzonsporit nuk ndalet në merkato. Pas Enis Bardhit kanë arritur akordin me një tjetër përforcim nga La Liga.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Mark Batra.

31-vjeçari ka vendosur të largohet nga Real Betis, ekip ku luajti në katër sezonet e fundit, teksa ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Trabzonsporit.

Sipas “Mundo Deportivo”, Real Betis do të përfitojë 5 milionë euro nga shitja e ish-mbrojtësit të kombëtares spanjolle.

Bartra ishte pjesë e Barcelonës në vitet 2010-2016. Me skuadrën katalanase fitoi plot 13 trofe, ku bien në sy pesë tituj kampionë në Spanjë dhe dy Champions League (2011, 2015).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments