Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia barazim me shumë vlera në Vlorë ndaj Flamurtarit

Vllaznia barazim me shumë vlera në Vlorë ndaj Flamurtarit

Vllaznia ka marrë një barazim me shumë vlera në Vlorë ndaj Flamurtarit vendas. Në fund të 90 minutave, është fiksuar rezultati 0-0. Kjo ishte një pikë me shumë vlera që vinin pas një situate shumë të tensionuar dhe të zhurmshme nga ndeshja me Tiranën. Megjithatë kuqeblutë kanë luajtur mirë. Sidomos në pjesën e parë ku kanë tentuar në 2-3 momente edhe të godasin portën e Xhelilajt me anë të Sosëz, Shtubinës dhe Sykajt. Flamurtari nga ana e tij rrezikon me anë të Gilbertos dhe Muzakës por portieri Selimaj është sërish në një ditë të shkëlqyer duke neutralizuar çdo gjë.

Në pjesën e dytë vendasit janë më agresivë. Shohin më shumë drejt portës së Vllaznisë por edhe në ato pak raste që krijojnë, ndalen sërish nga Selimaj. Në minutën e 85-të mesfushori Bekim Dema do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën me një futbollist më pak. Kjo nuk ndikoi në lojën e skuadrës e cila u mbrojt shumë mirë deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit Cjapi. Përfundimisht barazim 0-0 në Vlorë në mes Flamurtarit dhe Vllaznisë. Kjo e fundit po tregon se mund t’i marrë pikë çdo skuadre, përfshi këtu edhe ato të konsideruara “milionere” si Tirana apo Flamurtari.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments