Vllaznia është ndalur në një barazim dramatik me Erzenin në javën e 10-ë të Superiores.

Ishin Aralica dhe Mala të cilët shënuan për shkodranët, të cilët u barazuan më pas nga Nonato dhe Kahrimanoviç, me këtë të fundit që realizoi nga pika e bardhë në minutën e 100’ të sfidës.

Kështu Erzeni vazhdon të ruajë vendin e dytë në renditje, teksa Vllaznia ngjitet në vendin e tretë me një pikë më pak.

REZULTATI:

VLLAZNIA 2-2 ERZENI

Aralica 54′, Mala 65′ / Nonato 75′, Kahrimanoviç (P) 90+10′