Wednesday, January 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Topi i Artë' i Benzemasë përfundon në burgun e Francës, gazetari zbulon...

‘Topi i Artë’ i Benzemasë përfundon në burgun e Francës, gazetari zbulon çfarë ka ndodhur

Gazetari i “France Football”, Theo Troude, dhe kryeredaktori, Pascal Ferre, vizituan burgun më të madh në Francë, që ndodhet në periferinë jugore të Parisit, për t’u prezantuar të burgosurve trofeun e “Topit të Artë” të fituar nga Karim Benzema.

Sa i përket prezantimit të “Topit të Artë” te të burgosurit, gazetari nga “France Football” zbuloi se do të publikohet një artikull në këtë medium.

“E paharrueshme, prezantimi i Topit të Artë në burgjet e Fleury-Mérogis dhe Réau, krahas Pacal Ferre.

Biseda me të burgosurit do të zbulohet në median France Football”, shkroi Troude.

Sulmuesi i Real Madridit u bë francezi i pestë që e fiton këtë trofe.

Ai ishte i pranishëm të premten mbrëma në Lion dhe para fillimit të ndeshjes së ish-skuadrës së tij kundër Nis, Benzema e prezantoi “Topin e Artë” para tifozëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments