HomeKRYESOREHansi Flick reagon pas eliminimit: Ishte vendosur më herët, nuk është faji...

Hansi Flick reagon pas eliminimit: Ishte vendosur më herët, nuk është faji im

Për të dytin edicion të Kupës së Botës radhazi, Gjermania nuk ia del të kalojë fazën e grupeve, teksa këtë herë ishte Japonia ajo që befasoi “panzerat”, dukeua prerë rrugëtimin në Katar 2022.

Pas ndeshjes me Kosta Rikën, ku fitorja 4-2 nuk mjaftoi, trajneri Hansi Flick doli në konferencën për shtyp, ku deklaroi se eliminimi ishte vendosur më herët dhe shmangu komentet mbi një dorëheqje të mundshme.

“Fituam 4-2 dhe mund të shënonim më shumë, por për fat të keq jemi jashtë Botërorit dhe më vjen shumë keq. Vendimtare në eliminim rezultuan ato 20 minuta ndaj Japonisë në ndeshjen e parë.

Tani nuk është momenti për të folur për dorëheqje, por kam një grup të mirë lojtarësh dhe eliminimi nuk erdhi për fajin tim”, tha Flick.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments