HomeFUTBOLLE TRISHTË/ Ndahet nga jeta një nga emblemat e portës shqiptare

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta një nga emblemat e portës shqiptare

Futbolli shqiptar ka marre diten e sotme nje lajm te hidhur. Eshte ndare nga jeta nje nga emrat legjende te futbollit elbasanas, ish- portieri Bujar Gogunja. Lajmin e ka bere te ditur vete presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka permes nje postimi ku shkruan:

“Të dashur miq të familjes sonë të madhe të futbollit,

Pak minuta më parë mora lajmin e trishtë se miku im i mirë Bujar Gogunja, portieri i madh i Elbasanit të viteve ‘80-të, njeriu i mençur e fjalëpak, u nda nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Ish-portieri i Labinotit kampion të sezonit 1983-1984 ishte pjesë e atij brezi të artë të futbollit elbasanas që sollën emocione të mëdha në gjithë futbollin shqiptar. Bujari, ishte një ikonë e portës dhe do të kujtohet gjithmonë për rekordin e tij prej 1037 minutash pa pësuar gol. Ai mbeti një frymëzim për brezat e rinj dhe kontribuoi për qytetin e tij edhe si trajner portierësh te Elbasani kampion i sezonit 2005-2006.

Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh ngushëllimet e mija më të ndjera për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.

Kujtimet që na ka lënë, do të jenë gjithmonë të paharruara.

Prehu në paqe Bujar, do na mungosh të gjithëve”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments