HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERenditja e vitit 2022/ Vllaznia pozicionohet e pesta, e kalon edhe Kastrioti

Renditja e vitit 2022/ Vllaznia pozicionohet e pesta, e kalon edhe Kastrioti

Tirana ka humbur fronin si skuadra më e mirë e 2022- shit. Janë shifrat që e thonë këtë dhe fatkeqësisht bardheblutë ua kanë lëshuar vendin rivalëve të përjetshëm, Partizanit. Janë në vendin e parë të renditjes së 36 javëve kampionat, që janë luajtur nga 15 janari 2022 deri në 21 dhjetor të 2022-shit.

Edhe pse janë kampionët e Shqipërisë dhe 10 pikë diferencë nga vendi i dytë, sërish bardheblutë nuk kanë mundur të tregojnë superioritetin. Duke llogaritur gjithë ndeshjet e Superiores, djemtë e Shehit janë të dytët, ndërsa në krye janë të kuqtë me katër pikë më shumë. Tirana është më e fortë në sulm dhe mbrojtje, por me pikë është e dyta.

PIKËT – Gjatë janar-dhjetorit 2022, çuditërisht janë luajtur 36 javë dhe në këtë “kampionat” të ndarë në dy sezone, Tirana paçka se ka kurorën është e dyta me 65 pikë. Në vendin e parë, Partizani me 69 pikë, ndërsa për t’u shënuar se në sezonin e kaluar në 21 javët e mbetura kur bardheblutë u shpallën kampionë, si Tirana dhe Partizani kanë grumbulluar 40 pikë. Diferencën e bëjnë 4 pikët e këtij sezoni futbollistik.

Në vendin e tretë Laçi, por me 9 pikë nga Tirana, më pas Kastrioti, Vllaznia, dy skuadra që janë goxha stabël për sa u përket pikëve, sepse po të shohësh dy renditjet, gjithmonë janë në mes. Zhgënjim si në maj dhe tani në dhjetor është Kukësi, që në këtë renditje është i teti me shumë pak pikë, ndërsa Teuta është skuadra që ka dalë jashtë çdo pritshmërie, duke habitur të gjithë këtë kampionat 2022-2023. Surpriza është Egnatia. Skuadra rrogozhinase ka më shumë pikë në 15 javë nga gushti deri në dhjetor sesa në 21 javët e kampionatit të shkuar.

DOMINIMI – Tej pikëve, Tirana dominon ndaj të gjithë Superiores, sepse është skuadra më e mirë në sulm me 59 gola të shënuar dhe 26 gola të pësuar. Në vendin e dytë Partizani dhe me radhë skuadrat e tjera. Gjithsesi, tej gjithçkaje, paçka pikëve apo golave në krye, kryeqyteti është kthyer në dominuesin e futbollit. Dhe me siguri titulli do të qëndrojë në metropol. Tirana apo Partizani nuk ka rëndësi…

Renditja janar- dhjetor 2022

1. Partizani 69 pike

2. Tirana 65

3. Laçi 56

4. Kastrioti 53

5. Vllaznia 52

6. Teuta 46

7. Egnatia 45

8. Kukesi 42

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments