Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGilman Lika në "radarët" e Laçit dhe gjithnjë e më larg Vllaznisë

Gilman Lika në “radarët” e Laçit dhe gjithnjë e më larg Vllaznisë

Emri i tij prej rreth një muaji është përfolur si përforcim i mundshëm i Vllaznisë për sezonin e ri por për Gilman Liken ka dalë në skenë një tjetër mundësi. Bëhet fjalë për ekipin e Laçit. Siç raportohet në media, emri i mesfushorit shkodran i është propozuar presidentit Pashk Laska për ta marrë në skuadrën e tij megjithatë ende nuk ka asgjë të përfunduar në këtë mes.

Në këtë mënyrë konfirmohet edhe njëherë fakti se 30 vjeçari nuk është në planet e kuqebluve sepse pozicionet ku ai luan i kanë të dubluara me futbollistë të tjerë. Duket se për Likën për momentin nuk ka ndonjë alternativë tjetër përveç asaj të Laçit, skuadër ku mund të gjejë sërish shkodranin tjetër Erjon Vucaj me të cilin kanë qenë sëbashku kohët e fundit si tek Flamurtari ashtu edhe tek Tirana. Tashmë ata mund të bashkohen sërish por këtë herë tek skuadra kurbinase.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments