HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia do të kthehet nesër nga Mali i Zi

Vllaznia do të kthehet nesër nga Mali i Zi

Pas 10 ditësh qëndrimi në Mal të Zi, ekipi i Vllaznisë do të kthehet pasditen e nesërme në Shkodër. Kështu është rënë dakord në mes drejtuesve të klubit dhe stafit teknik. Fakti që në kampingun e Beranes është problem edhe zhvillimi i ndonjë miqësoreje tjetër, ka bërë që të merret vendimi për ta kthyer ekipin në qytetin e tij për t’i dhënë aty dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e parë të kampionatit.

Kuqeblutë nesër paradite do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore në tokën malazeze dhe pasi të kenë ngrënë drekën, do të marrin rrugën drejt pikës doganorë të Hanit të Hotit, për t’iu drejtuar më pas Shkodrës. Faza përgatitore e tyre ndonëse e shumëperfolur, ka shkuar në mënyrën e duhur dhe më tepër, ka kaluar pa probleme dëmtimesh për futbollistët dhe kjo padyshim që ka qenë e rëndësishme për trajnerin Cungu dhe stafin e tij.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments