Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAlsid Tafili i vetmi shqetësim në pragndeshjen e së dielës

Alsid Tafili i vetmi shqetësim në pragndeshjen e së dielës

Java e fundit ka patur jo pak probleme sa i takon infermierisë së kuqebluve sepse disa prej lojtarëve kanë patur probleme dëmtimesh. Megjithatë falë angazhimit të stafit mjekësor, gjërat kanë ardhur duke u përmirësuar dhe aktualisht vetëm mesfushori Alsid Tafili është në pikëpyetje për takimin e së dielës ndaj Lushnjës. 30 vjeçari ka dy ditë që ka ndjerë dhimbje dhe për këtë arsye nuk është stërvitur me grupin.

Stafi teknik për momentin është duke i bërë planet pa këtë futbollist por duket se nuk kemi “dhimbje koke” ngaqë ai luan në mesfushë, repart në të cilin Vllaznia ka aktualish mbipopullim lojtarësh. Megjithatë duhet pritur edhe këto dy ditët e fundit për të parë nëse Tafili do të rikuperohet apo jo për ndeshjen e parë të këtij kampionati.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments