HomeKRYESOREPërbindëshi Haland, vendos rekord në futbollin anglez edhe në Europë

Përbindëshi Haland, vendos rekord në futbollin anglez edhe në Europë

Manchester City hedh një hap të sigurt drejt fazës gjysmëfinale në Champions League teksa mposhti në shtëpi me shifrat 3-0, Bayern Munich. Anglezët u shfaqën dominues në fushë, sidomos pasi zhbllokuan ndeshjen në minutën e 27-të me anë të Rodrigos që shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca.

Në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Pep Guardiola u shfaqën me një marsh më shumë dhe në harkun e shtatë minutave (70,77) shënuan dy gola me anë të Bernardo Silvas dhe Erling Haaland. Në këtë formë, The Citizens shkojnë me shumë siguri në ndeshjen e kthimit javën tjetër në Allianz Arena.

Erling Haaland ka shënuar 12 gola në 5 ndeshjet e tij të fundit. 22-vjeçari norvegjez realizoi 1 gol në ndeshjen e parë të Champions League ndaj Bayern. Haaland bën paraqitjen e tij të 39-të me Manchester City. Ai ka 45 gola dhe 5 asistime në të gjitha kompenticionet. Erling Haaland ka shënuar 45 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon, më shumë se çdo lojtar i Premier League në një sezon të vetëm…

Interi ka mposhur 0-2 në Da Luz Benficën në ndeshjen e parë cerekfinale të Champions League. Zikaltërit me këtë sukses janë më pranë se kurrë gjysmfinaleve. Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë nuk prodhoi gola ndërsa me fillimin e të dytës Barrela ndëshkoi portugezët me një gol me kokë.

Në 10 minutat e fundit, Lukaku dyfishoi shifrat nga pika e bardhë falë një penalltie të dhënë nga sistemi VAR pas prekjes me dorë të Joao Mario. Ndërkohë, ndeshja e kthimit do të luhet në “San Siro” më 19 prill.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments