HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy prej lojtarëve më të rëndësishëm të Vllaznisë në dyshim për nesër...

Dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të Vllaznisë në dyshim për nesër ndaj Egnatias

Vllaznia do të udhëtojë në “Egnatia Arena” për t’u përballur me Egnatian në kuadër të gjysmëfinales së kthimit në Kupën e Shqipërisë. Ky takim do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 14:00.

Një duel mjaft i rëndësishëm për të dyja skuadrat që synojnë edhe finalen e “Air Albania”. Sfida e parë mes tyre ka përfunduar 1-1 dhe llogaritë e finales do të vendosen në Rrogozhinë. Shkodrranët si kampionët në fuqi do të synojnë të mbrojnë “kurorën”, por nuk do të jetë aspak e lehtë për ta.

Për këtë përballje Goce Sedlovski do të duhet të bëjë pa dy titullarë të rëndësishëm. Shkodrën e kanë “braktisur” djemtë e saj në duelin vendimtar për të kapur finalen e Kupës. Bekim Balaj dhe Erdenis Gurishta janë të dëmtuar dhe ndaj rrogozhinasve shanset janë të paktë që ata të zbresin në fushën e lojës.

Në të tilla kushte trajneri maqedonas do të duhet të gjejë zëvendësuesit e tyre. Kuqezblutë priten të rreshtohen me 3 mbrojtës, 4 mesfushorë dhe 3 sulmues./newsport/

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia: Qarri, Juric, Bulatovic, Shehi, Boshnjaku, Alivoda, Jonuzi, Marku, Latifi, Çoba, Kaina. Trajner: Goce Sedlovski.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments