HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMevlan Adili largohet nga Bylis, një opsion për Vllazninë?

Mevlan Adili largohet nga Bylis, një opsion për Vllazninë?

Erdhi ne janar te Bylis, ndoshta edhe ngaqe nuk arriti te kete nje akord me drejtuesit e Vllaznise, por ne Ballsh nuk ka qendruar me shume se 4 muaj. Mevlan Adili nga sot nuk do te jete me pjese e kesaj skuadre.

Klubi ballshiot permes nje komunikate zyrtare ka bere te ditur se mbrojtesi shqiptar nga Shkupi, bashke me 12 futbolliste te tjere, nuk do te jene me pjese e tij teksa i kane uruar suksese ne karriere.

Nje reforme e pritshme ne fakt, nisur nga fakti qe Bylisi nuk arriti dot te qendronte ne Superlige dhe si rrjedhoje kane ardhur edhe largimet e gjysmes se ekipit, mes te cileve edhe Adilit.

Kjo do te thote se nga sot, 29 vjeçari eshte nje futbollist i lire dhe kjo nuk e perjashton mundesine qe te qendroje serish ne Superligen shqiptare dhe mbase mund te jete nje opsion edhe per Vllaznine. Fakti qe drejtor sportiv i saj tashme eshte Elvis Plori, nje njeri qe ia njeh mire aftesite, e le te hapur kete mundesi.

Per me teper qe mbrojtja kuqeblu me siguri do te behet nga e para dhe me mire sesa Adili nuk do ishte kush tjeter. Nje lojtar qe e njeh ambjentin, e duan tifozet dhe luan me zemer per ngjyrat kuqeblu. Merkatoja fillon neser dhe gjithçka mund te ndodhe…/SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments