HomeKRYESORETahiri: Shqipëria nuk e ka garën me Moldavinë apo Ishujt Faroe, 6...

Tahiri: Shqipëria nuk e ka garën me Moldavinë apo Ishujt Faroe, 6 pikët s’duhen diskutuar

Ish-futbollisti Ermal Tahiri, deklaroi se Shqipëria nuk e ka garën me Moldavinë apo Ishujt Faroe, në kualifikueset e Europianit. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri u shpreh se 6 pikët në dy ndeshjet e radhës nuk duhen diskutuar fare.

“Ne duhet të marrim parasysh diçka. Kemi një ekip Kombëtar, ku ka thërritur më të mirët e ekipit. Bënë një ndeshje të mirë me Poloninë. Kemi objektiv të shkojmë në Europian. Me këtë objektiv, këto 6 pikë duhen me patjetër.

Ne nuk e kemi garën me Moldavinë apo Ishujt Faroe, por e kemi me Poloninë dhe Çekinë. Këto 6 pikë nuk duhen diskutuar fare. Nuk ka pse të jetë në presion ekipi jonë, kur niveli i Shqipërisë është më i lartë.

Nëse humbim pikë në këto dy ndeshje, problematika do të thellohej për kualifikimin. Nuk duhet të hysh në presion më tepër sesa duhet.”, tha Tahiri

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments