HomeKRYESOREErnest Muçi: Lufta është mes Polonisë dhe Shqipërisë, Silvinjo na bën të...

Ernest Muçi: Lufta është mes Polonisë dhe Shqipërisë, Silvinjo na bën të ëndërrojmë Europianin

Ernest Muçi, vulosi, triumfin 1-3 të Shqipërisë në transfertë ndaj Ishujve Faroe. Talenti kryeqytetas që aktivizohet te skuadra polake e Legias se Varshëvës, në prononcimin pas ndeshjes, ndër të tjera u shpreh:

“Jam shumë i lumtur që shënova. Ishin 3 pikë shumë të rëndësishëm për ne. Jam shumë i lumtur që trajneri më aktivizoi dhe arrita të shënoj. Mbas 4 ditësh do të rikthehem me klubin e Legias..Mes Polonisë dhe Shqipërisë është lufta, shpresoj që t’i mundim në shtator.

Ndihem shumë mirë , trajneri na bën që të ëndërrojmë akoma më shumë për tu futur në Europian. Sa herë që do të futem, do të jap më të mirën për të ndihmuar kombëtaren”, u shpreh Muçi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments