HomeKRYESOREE njofton klubi kundërshtar, Interi paguan klauzolën për të afruar një tjetër...

E njofton klubi kundërshtar, Interi paguan klauzolën për të afruar një tjetër futbollist

Pasi prezantoi Markus Turam, Interi ka bërë një tjetër afrim dhe tashmë bëhet fjalë për një mbrojtës.

Zikaltërit kanë arritur të sigurojnë shërbimet e Jan Aurel Bisek i cili aktivizohet në kampionatin danez me skuadrën e Arhus.

Ka qenë vetë klubi danez që ka njoftuar se ka pasur bisedime me Interin për shërbimet e mbrojtësit 22-vjeçar dhe klubi zikaltër ka paguar klauzolën e largimit e cila është 52 milionë kroner danez, ose e thënë ndryshe 7 milionë euro.

Bisek luan si qendërmbrojtës dhe këtë sezon ka bërë 35 paraqitje mes Kupës e kampionatit, duke shënuar 5 gola dhe 3 asiste.

Bisek ka luajtur në të kaluarën e tij edhe në Gjermani me Këlnin, në Holandë e në Portugali ndërkohë që në Itali do të jetë aventura e tij e parë. Interi pak ditë më parë njoftoi zyrtarisht largimin e Skriniar dhe në këtë mënyrë, për Bisek lirohet një vend.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments