Lajmi per largimin e Paulo Pjeshkes nga Vllaznia ka qarkulluar qe diten e djeshme, por nderkohe diten e sotme e ka bere te ditur edhe vete lojtari ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport”.

Por nderkohe pak minuta me pare ka qene dhe vete klubi Vllaznia qe e ka zyrtarizuar nje gje te tille duke e falenderuar lojtarin per kontributin e dhene te Akademia prej vitesh, por edhe sezonin e kaluar me ekipin e pare.

“KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Paulo Pjeshka. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë në vite tek Akademia por edhe sezonin e kaluar me ekipin e parë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!”- shkruhet ne njoftimin e shperndare nga klubi kuqeblu.

Nderkohe tashme eshte mesuar edhe destinacioni i ri per 20 vjeçarin qe ne sezonin e ardhshem do te jete pjese e Flamurtarit te Vlores, duke iu bashkuar ne kete menyre te vellait, Denisit, qe luan prej tre sezonesh me kete skuader.