HomeKRYESOREGuardiola te stoli i kësaj kombëtare pas Manchester City. Ideja e çmendur

Guardiola te stoli i kësaj kombëtare pas Manchester City. Ideja e çmendur

Federata Angleze e Futbollit ka një ide të çmendur, t’i afrohet Pep Guardiolës dhe t’i dorëzojë stolin e kombëtares së Anglisë.

Trajneri spanjoll ka kontratë për shtatë vite në Kanal dhe në stolin e Manchester Cityt deri më 30 qershor 2025, por, sipas Daily Mail, nuk përjashtohet që ai të dëshirojë të nisë një aventurë të re.

Në fakt, drejtuesit e federatës angleze të futbollit kanë idenë e ndryshimit të përzgjedhësit aktual Gareth Southgate pas Kampionatit Evropian 2024 dhe pista më sugjestive të çon te Guardiola, fituesi i ri i trefishtë me Qytetarët.

E vetmja gjë që mund ta mbajë Southgate fort në vend sigurisht që do të ishte një fitore në turneun më të mirë kontinental për ekipet kombëtare.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments