HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Laçi- Vllaznia do luhet në një ditë jo të...

LAJMI I FUNDIT/ Laçi- Vllaznia do luhet në një ditë jo të zakonshme kampionati

Rralle ka ndodhur deri tani, por kete here do te jete ndryshe. Dy prej ndeshjeve te javes se katert te “Abissnet Superiore” do te luhen diten e marte. Ishim mesuar qe te ato te luheshin te shtunave, te dielave, por se fundi edhe te premteve dhe te henave, por te martave jo.

Nje dite kjo jo e zakonshme per zhvillimin e ndeshjeve ne futbollin shqiptar. Por kete here do jete ndryshe. Dhe ne mes ketyre dy ndeshjeve, eshte edhe ajo Laçi- Vllaznia e cila eshte planifikuar nga Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit qe te luhet te marten tjeter, pra me 19 shtator, ne ora 16:00 ne stadiumin e qytetit te Laçit.

Gazeta “Shkodra Sport” po ashtu meson se ate dite do te luhet edhe ndeshja tjeter Teuta- Skenderbeu, nderkohe qe me date 17 do te luhet nje ndeshje dhe me date 18 dy ndeshjet e tjera.

Ja kalendari i plote i ndeshjeve te javes se katert te Abissnet Superiore:


E diele, 17 shtator

Erzeni- Dinamo ora 16:00


E hene, 18 shtator

Kukesi- Tirana ora 16:00

Partizani- Egnatia ora 19:00


E marte, 19 shtator

Laçi- Vllaznia ora 16:00

Teuta- Skenderbeu ora 19:00

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments