HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Skandal në Korçë, goditet presidenti Ardian Takaj gjatë ndeshjes Skënderbeu- Vllaznia

VIDEO/ Skandal në Korçë, goditet presidenti Ardian Takaj gjatë ndeshjes Skënderbeu- Vllaznia

Dhunë nga tribunat në futbollin shqiptar. Gjatë ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e cila ka nisur në 17:00, është goditur me grushta presidenti i korçarëve, Ardian Takaj dhe i biri i tij.

Gjithçka ka ndodhur në minutat e para të sfidës në tribunën kryesore të ndeshjes, aty ku ulen edhe personat VIP. Një prej tifozëve, që është edhe prindi i një prej lojtarëve të Akademisë “Skënderbeu”, ka debatuar fillimisht me presidentin Takaj dhe ka goditur me grusht këtë të fundit.

Mes kaosit të shkaktuar ka ndërhyrë edhe djali i Takaj, teksa edhe ndaj tij ka pasur goditje. Ndërhyrja e menjëhershme e tifozëve të tjerë dhe e policisë ka bërë që situata të qetësohet, ndërsa tifozi problematik është shoqëruar jashtë stadiumit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments