Wednesday, February 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDua Lipa me fanellën e klubit italian çon në këmbë gjithë Palermon,...

Dua Lipa me fanellën e klubit italian çon në këmbë gjithë Palermon, kapiteni i bën ftesën nëpërmjet RAI-t: Të presim në stadium

Një foto e Dua Lipës me fanellën e Palermos ka pushtuar këto ditë rrjetet sociale, me tifozët e klubit italian që ëndërrojnë se këngëtarja shqiptare është një tifoze e skuadrës së tyre.

Fotoja në fjalë është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale mes ultrasve, teksa e ka postuar edhe vetë Seria B italiane në adresat e saj zyrtare.

Një foto e cila në fakt më vonë u zbulua se ishte pjesë e fushatës së marketingut të kompanisë së veshmbathjeve sportive “PUMA”. Por kjo nuk ka zbehur entuziazmin e tifozëve, e jo vetëm.

Edhe edicioni i lajmeve i TG1 i televizionit publik italian, RAI, i ka kushtuar një rubrikë pikërisht kësaj fotoje, teksa nuk ka munguar edhe një intervistë e kapitenit të Palermos, Mateo Brunori.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments