HomeKRYESOREDopietë me parabol nga 40 metra, Kristiano Ronaldo dhuron spektakël në kampionat

Dopietë me parabol nga 40 metra, Kristiano Ronaldo dhuron spektakël në kampionat

Kristiano Ronaldo është shndërruar në një makineri golash te skuadra e Al Nassr, në Arabinë Saudite, ylli portugez realizoi dopietë në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Al Akhdoud, në duelin e vlefshëm për javën e 14-t.

Sfidën e zhbllokoi Al Naji në minutën e 13-të, teksa më pas ishte radha e CR7-ës, i cili rrëmbeu skenën me një dopietë të realizuar në minutat 77 dhe 80.

Padyshim që qershia mbi tortë ishte goli i realizuar në minutën e 80-të, ku me një parabol spektakolare nga afro 40 metra, ylli portugez shtangu portierin kundërshtar i cili kisthe dalë nga porta.

Një gol vërtet fantastik, i cili mahniti të pranishmit.

Pas javës së 14-të, Al Nassr renditet në vend të dytë me 34 pikë, teksa Al Akhdoud qëndron në vend të 17-të me 10 pikë.

Sa i përket Kristiano Ronaldos, portugezi kryeson listën e golashënuesve, me 15 gola dhe 7 asist në 14 ndeshje të Saudi Pro League për këtë sezon.

https://twitter.com/totalcristiano/status/1728136587245166689?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1728136587245166689%7Ctwgr%5E517544c14c34abaa1eb21f8963c946fb230245c6%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fvideo-gol-me-parabol-nga-40-metra-kristiano-ronaldo-dhuron-spektakel-ne-kampionat%2F

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments