HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETë dielën ndaj Dinamos, ka shpresa për një rikthim të Esat Malës

Të dielën ndaj Dinamos, ka shpresa për një rikthim të Esat Malës

Vllaznia nuk po kalon një moment të mirë në kampionët, me shkodranët që në 5 ndeshjet e fundit kanë siguruar vetëm 5 pikë. Kuqebkutë kanë vuajtur edhe mungesën e lojtarëve të rëndësishëm në ekip.

Njëri prej tyre është Esat Mala. Mesfushori prej disa javësh vazhdon rikuperimin e tij dhe tashmë duket se ka kaluar dëmtimin. Lideri i mesfushës është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës dhe ka nisur stërvitjen.

“Dritë në fund të tunelit” për Vllazninë e Qatip Osmanit, me këtë të fundit që mund të nisë të llogarisë shërbimet e Malës për sfidën e ardhshme. Takimi i radhës është ndaj Dinamos në “Loro Boriçi”, sfidë që do të startojë në orën 17:00 ditën e dielë.

Në këto kushte Osmani do të ketë një armë plus për duelin ndaj “Bluve”, teksa do të tentojë të rikthehet te fitorja në kampionët.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments