HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENDODH EDHE KËSHTU/ Skuadra e Superiores largon plot 8 futbollistë

NDODH EDHE KËSHTU/ Skuadra e Superiores largon plot 8 futbollistë

Eksod te Erzeni në këtë merkato janari. Nëpërmjet një postimi në faqen e “Instagramit”, klubi shijakas ka bërë me dije ndërprerjen e bashkëpunimit me konsensus me 8 futbollistë.

Sokol Kiqina, Flavio Meçja, Amer Duka, Elian Çelaj, Kristi Kote, Elvis Gjoni, Edi Isteri dhe Klodian Pjetri nuk do të jenë më pjesë e Erzenit në vijim. Gjithashtu klubi i ka falenderuar lojtarët për kontributin e dhënë me fanellën shijakase.

Largimi i nje numri kaq te madh lojtaresh dhe dilemat se me ke do t’i zevendesoje, padyshim qe jane nje problem i madh per kete skuader e cila ne kampionat ndodhet ne pozita jo komode ne renditje.

Nese shijakasit nuk bejne levizjet e duhura ne merkato per te gjetur lojtare cilesore dhe ne fakt kjo eshte shume e veshtire, atehere veshtiresite do te jene edhe me te medha per stafin teknik me ne krye trajnerin Deliallishi, njekohesisht edhe shanset per te qendruar ne Superiore edhe me te pakta.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments