HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia nuk ndalet as në Kupë, mund me ‘poker’ Flamurtarin dhe kualifikohet...

Vllaznia nuk ndalet as në Kupë, mund me ‘poker’ Flamurtarin dhe kualifikohet në çerekfinale

Vllaznia ndodhet në një formë mjaft të mirë këto momente, me shkodranët që e vërtetuan këtë gjë dhe në Kupën e Shqipërisë, duke mundur 4-0 Flamurtarin.

Në atë që quhej dhe si një “klasike” e Kupës, takimi foli vetëm për shkodranët, të cilët gjetën tre herë rrjetën në pjesën e parë me Balajn, Malën dhe Alivodën.

Në pjesën e dytë ishte Boshnjaku ai që vulosi çdo gjë, duke e mbyllur këtë duel me “poker”.Kështu Vllaznia tashmë do të presë shortin për t’u njohur me kundërshtarin që do të ketë përballë në çerekfinale.

REZULTATI:

VLLAZNIA 4-0 FLAMURTARI

Balaj 28′(P), Mala 30′, Alivoda 40′, Boshnjaku 77′ (P)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments