HomeKRYESOREMunishi: Fola me Dakun, nuk e kishte marrë njeri në telefon për...

Munishi: Fola me Dakun, nuk e kishte marrë njeri në telefon për mosgrumbullimin në kombëtare

Mirlind Daku dhe Arbnor Muja mbetën jashtë listës së Shqipërisë për ndeshjet miqësore të muajit mars. Shumë diskutime janë ngritur në lidhje me këto dy mungesa, ndërsa Ismet Munishi i ftuar në “T7”, ka treguar bisedën e tij me Dakun.

“Silvinjo na ka kualifikuar, sikur të thërras të gjithë nga liga e Shqipërisë, ne do t’i shohim në TV, se Silvinjo na dha kualifikimin.

Po krijon konkurrencë të shëndoshë te Kombëtarja. Kam folur me Mirlindin dhe më tha se nuk e kishte marrë askush në telefon për t’i treguar pse u la jashtë. Se më para, sidomos në vendet ballkanike, kur nuk është ftuar dikush, e merrnin me të mira që të mos fliste në media.

I thashë të vazhdonte korrekt me punën se puna e ka sjellë deri këtu”, tha Munishi. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments