HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARETjetër 'firo' nga Kukësi, mbrojtësi njofton largimin nga skuadra veriore

Tjetër ‘firo’ nga Kukësi, mbrojtësi njofton largimin nga skuadra veriore

Pasi nuk ia doli të siguronte mbijetesën në elitë, te Kukësi ka nisur “eksodi” i lojtarëve, teksa i radhës është Franko Lamçe.Mbrojtësi ka njoftuar largimin e tij nëpërmjet rrjeteve sociale duke falenderuar klubin dhe tifozët.

“Pas 1 viti e gjysmë me Kukësin, është koha për të thënë mirupafshim. Prej ditës së parë dhashë gjithçka për shokët dhe skuadrën. Dua të falënderoj klubin dhe tifozët për mbështetjen. I uroj më të mirat në të ardhmen. Faleminderit!”- shkruan Lamçe.

25-vjeçari zhvilloi 31 ndeshje me “verilindorët” gjatë këtij sezoni në Kategorinë Superiore, teksa ishte një nga protagonistët e rrugëtimit të Kukësit deri në finalen e Kupës.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments