HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEKSKLUZIVE/ Shumë oferta për 21 vjeçarin shkodran Elmando Gjini. Teuta kërkon të...

EKSKLUZIVE/ Shumë oferta për 21 vjeçarin shkodran Elmando Gjini. Teuta kërkon të përfitojë prej tij

Nga Maringlen ZHIVANI

Mbrojtësi shkodran Elmando Gjini mbylli një sezon mjaft të mirë me Teutën, sidomos në gjysmën e dytë, ku ishte një titullar absolut i trajnerit Edi Martini dhe shpesh herë madje duke qenë edhe protagonist.

20 ndeshje për Gjinin, ku 17-prej tyre i ka luajtur në Superiore dhe 3-të tjera në Kupë, duke shënuar edhe dy gola, kanë bërë që qendërmbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë U-21, të jetë në shënjestrën e klubeve të ndryshme të huaja.

Burime për “Shkodra Sport” bëjnë me dije se disa klube të huaja kanë bërë oferta për Gjinin dhe shitja e këtij lojtari nga Teuta në një ekip jashtë Shqipërisë është vetëm çështje ditësh. Në fakt, nga sa mësohet, në klubin durrsak kanë mbërritur disa oferta për shërbimet e Gjinit, por presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, ka kërkuar kohën e duhur për t’i vlerësuar ato dhe më pas, edhe për të vendosur.

Kujtojmë që, Elmando Gjini është një lojtar i rritur në futbollin suedez, teksa më vonë është aktivizuar edhe për të rinjtë e Bolognas dhe Genoas në Itali./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments