...
HomeKRYESOREElseid Hysaj mbyll rrjetet sociale, u kryqëzua nga tifozët për golin e...

Elseid Hysaj mbyll rrjetet sociale, u kryqëzua nga tifozët për golin e Barelas

Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, është detyruar të mbyllë adresat e tij në rrjetet sociale, pasi është bërë objekti i sulmeve dhe kritikave të tifozëve.

Mbrojtësi kuqezi u akuzua prej tyre se mbante fajin për golin e Barelas, ku pas gjuajtjes së mesfushorit ai ul kokën dhe shmang kontaktin me topin.

Këto pamje kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale gjatë gjithë sfidës dhe pas saj, teksa nuk kanë munguar komentet ndaj mbrojtësit, i cili është detyruar që të mbyllë llogaritë personale pas sulmeve ndaj tij.

Hysaj ne fakt edhe para pak ditesh u pyet nga gazetaret ne nje konference shtypi nese krahu i djathte i mbrojtjes ishte pika me e dobet e kombetares shqiptare, por ai u justifikua me faktin qe luan prej 12 vitesh ne Seria A.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.