Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENga Lushnja tek Lushnja, Vllaznia rigjen fitoren pas 10 ndeshjesh

Nga Lushnja tek Lushnja, Vllaznia rigjen fitoren pas 10 ndeshjesh

Vllaznia rikthehet tek fitorja në kampionat pas 10 javësh dhe “viktima” e saj është sërish e njëjta skuadër, Lushnja. Pasditen e së mërkurës këto dy skuadra kanë luajtur ndeshjen e prapambetur të javës së 10-të dhe shkodranët kanë fituar me rezultatin 2-1. Takimi ka nisur me gol sepse Lika ka zhbllokuar shifrat që në minutën e 4-të ndërsa në minutën e 26-të Atsina është penguar në mënyrë të parregullt brenda zonës dhe arbitri Cjapi ka akorduar 11-metërsh që kthehet në gol nga Gocaj. U duk se ndeshja do mbyllej këtu por në minutën e 59-të Meto shënon një gol shumë të bukur për lushnjarët duke ngushtuar shifrat. Në minutat e mbetura do kishte shumë raste shënimi për Vllazninë por Atsina e Çinari shpërdorojnë shumë. Përfundimisht 2-1 për kuqeblutë. Vllaznia me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 9 pikëve duke u barazuar me Luftëtarin, sfida e së dielës me të cilin merr dhe më shumë rëndësi dhe patjetër që duhet fituar.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments