Pasditen e sotme ka qenë e planifikuar ndeshja e të rinjve të ekipeve të Vllaznisë dhe Skënderbeut, por gazeta “Shkodra Sport” mëson se ajo është shtyrë për nesër. Arsyeja e kësaj shtyrjeje ka patur të bëjë me kushtet atmosferike të cilat kanë qenë të vështira pas reshjeve të shumta të shiut.
Përpara këtij takimi janë përballur 17 vjeçarët e Vllaznisë dhe Skënderbeut, ndeshje e cila me shumë vështirësi ka shkuar deri në fund sepse terreni i fushës “Reshit Rusi” ka qenë shumë i rënduar pas reshjeve të shiut që kanë rënë pa pushim.
Pas saj, duhej të zbrisnin në fushë të rinjtë por ata kanë zbritur bashmë me arbitrat thjesht sa për të parë nga afër kushtet e fushës dhe të gjithë kanë qenë të mendimit se aty nuk mund të luhej normalisht.
Në këto rrethana, pas komunikimit edhe me FSHF është rënë dakord që ndeshja të shtyhet për ditën e nesërme dhe do të startojë në orën 12:00, duke shpresuar që kushtet atmosferike të përmirësohen.(www.shkodrasport.com)








