Trajneri i Bylisit, Mirel Josa, ka deklaruar se skuadra e tij kishte bërë mirë ndaj Vllaznisë në barazimin 1-1. Ai fillimisht kërkoi falje për kartonin e kuq që kishte marrë në pushimin e ndeshjes.
“Së pari, dua të kërkoj falje, ishte i drejtë largimi im nga fusha, kisha momente tensioni tim. E dyta, normalisht që bëmë një ndeshje deri diku të mirë. Kishim problemet tona në pjesën e parë, jo se Vllaznia krijoi situata goli, por duhej të kishim qenë më të ngjeshur në mesin e fushës, gjë që e rregulluam në pjesën e dytë.
Unë kërkova falje dhe them që ishte i drejtë i kuqi se dola jashtë natyrës time. Jo se kisha udhëzuar skuadrën, por kishim pak mesin e fushës të shpërndarë dhe Kamara nga krahët nuk veproi siç duhet. Ky ishte problemi. Pavarësisht disa momente që ishin apo jo faull, se unë u kapa me një moment të fundit që ishte faull për ne dhe nuk e dha gjyqtari dhe aty dola jashtë natyrës time. Janë gjëra që ndodhin, është hera e parë që më ndodh. Sa i përket lojës, ne e kapëm, se për mendimin tim Vllaznia u dobësua shumë në mesfushë dhe lojtarët tanë mbetën më të ngjeshur”, tha Josa për RTSH pas ndeshjes.


