Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIshte pika e fortë e saj, tani Vllaznia pa fitore prej 3...

Ishte pika e fortë e saj, tani Vllaznia pa fitore prej 3 ndeshjesh në Shkodër

Nga Endri ÇINARI

Nëqoftëse ndeshjet në shtëpi deri para pak javësh ishin pika më e fortë e Vllaznisë në këtë sezon, ku shkodranët kishin marrë vetëm fitore në “Loro Boriçi”, ky “mit” ka rënë në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara në Shkodër për kuqeblutë. Kështu ishte fillimisht Teuta, e cila ishte skuadra e parë që arriti t’i merrte pikë Vllaznisë në shtëpi këtë sezon. Me durrsakët që triumfuan 0-1 në javën e 13-të të Superiores, falë një goli të Beshirajt, duke i shkaktuar 9 herë kampionëve të vendit humbjen e parë këtë sezon në Shkodër.

Por, ishte edhe Bylis në javën e 16-të të kampionatit që arriti po ashtu të merrte pikë në Shkodër. Kjo me ballshiotët që morën një pikë plot vlera me rezultatin 1-1 ndaj Vllaznisë, në këtë mënyrë duke mos i lejuar kuqeblutë të rikthehen në rrugën e fitoreve në kampionat. Pavarësisht se në letër ndaj mallakastriotëve ishin dukshëm favorit në letër, kjo edhe për faktin se dueli luhej në Shkodër.

Pra, 2 ndeshje rradhazi për kuqeblutë në shtëpi, të cilët nga 6 pikë të mundshme kanë arritur të marrin vetëm një të tillë. Duke humbur shumë në garën për vendin e parë në Superiore, ku tashmë Elbasani dhe Egnatia janë shkëputur ndaj skuadrës së drejtuar nga Martini. Për të llogaritur ndoshta edhe ndeshjen me Vorën, e cila pavarësisht se Vllaznia konsiderohej si udhëtuese, dueli u zhvillua në Shkodër. Ku edhe në atë duel, Vllaznia pavarësisht se luajti në “Loro Boriçi” nuk shkoi më larg se barazimi 0-0 ndaj debutuesve të Superiores.

Një formë aspak pozitive kjo e Vllaznisë, që në 5 ndeshjet e fundit ka grumbulluar vetëm 3 pikë, duke shënuar 2 gola e pësuar po ashtu dy të tillë. Ku skuadra me këto statistika duket si një ekip që pretendon për të mos u rrëzuar nga Superliga dhe jo një skuadër që ka si qëllim fitimin e titullit kampion.

Ku edhe pika më e fortë e kuqebluve, që deri më tani ishin ndeshjet në shtëpi, duket se ka “rënë”. Me kuqeblutë që duhet të gjejnë sa më shpejt të jetë e mundur vetveten, për të dalë nga kjo situatë aspak e favorshme në të cilën ndodhen 9 herë kampionët e vendit tonë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments