HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk ndalet Laçi, prezanton edhe dy lojtarë të tjerë

Nuk ndalet Laçi, prezanton edhe dy lojtarë të tjerë

Laçi ka prezantuar dy futbollistë të tjerë që do të pasurojnë radhët e sulmit kurbinas, në prag të duelit ndaj Egnatias. Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Leo Ballhysën dhe Amadou Traore. Ballhysa ka qenë pjesë e Dinamos sezonin e shkuar, teksa është aktivizuar dhe me moshat e Tiranës.

Ndërsa Traore vjen nga Mali për të veshur për herë të parë fanellën e një klubi shqiptar. Ashtu si dy afrikanet qe u prezantuan dje, edhe ky eshte sjelle ne Shqiperi nga menaxheri shkodran Benardin Kulla. Traore luan ne repartin e sulmit dhe pritet te jete nje element i rendesishem ne dispozicion te trajnerit Cungu.

Për ekipin kurbinas prova e dytë pas barazimit me Tiranën do të zhvillohet nesër në Rrogozhinë përballë kampionëve në fuqi të Egnatias prej orës 17:00. Kujtojmë se dy lojtarë të tjerë, Laçi i prezantoi dje. Ata ishin Titan Hamed Konate dhe Sory Ouatara. Organika kurbinase tashmë duket e kompletuar.

Njoftimi i Laçit:

“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen me dy futbollistë që luajnë në radhët e sulmit Leo Ballhysa dhe Amadou Traore janë tashmë pjesë e familjes bardhezi. Mirëseerdhët!”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments