Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELuis Suarez nuk ndalet, firmos kontratën e re me...

Luis Suarez nuk ndalet, firmos kontratën e re me…

38-vjeçari Luis Suarez nuk ka të ndalur, teksa do të vijojë karrierën e tij me fanellën e Inter Majemit, pasi klubi amerikan ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin uruguaian.

Sipas deklaratës së Inter Majemit, kontrata e re e Luis Suarez do të jetë e vlefshme deri në sezonin 2026 të MLS. Me këtë vendim, i jepet fund spekulimeve që e lidhnin lojtarin me një rikthim të mundshëm në Uruguai, për t’u bashkuar me Nacionalin.

Suarez do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit sportiv të klubit dhe do të luajë edhe një sezon tjetër përkrah Lionel Mesit, i cili së fundmi ka rinovuar kontratën e tij me Inter Majemit deri në vitin 2028. Ish-sulmuesi i Barcelonës, është pjesë e skuadrës amerikane që nga janari i vitit 2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments