Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBraktisja e fushës për herë të dytë, Tirana rrezikon denimin e rëndë

Braktisja e fushës për herë të dytë, Tirana rrezikon denimin e rëndë

Është luajtur vetëm gjysma e kampionatit, ndërsa Tirana në dy raste ka kërcënuar me refuzimin për të mos luajtur. Herën e parë ndaj Teutës nuk doli nga dhoma e zhveshjes në Durrës, ndërsa përballë Elbasanit të gjithë lojtarët lanë fushën e blertë për rreth 10 minuta gjatë pjesës së dytë.

Rregullorja e FSHF qartëson vetëm refuzimin për të mos luajtur, duke treguar kështu se Tirana rrezikonte të dilte me humbje 3 me 0 në tavolinë. Neni 37.1 tregon se në rast se refuzimi për të mos luajtur përsëritet në të paktën dy ndeshje, atëherë klubi përjashtohet nga gara dhe zbritet nga kategoria.

Bardheblutë ndryshuan mendje, njësoj si në Durrës, duke u kthyer për të mbyllur minutat e tjera. Tirana u largua më pas me barazim 1-1 nga “Elbasan Arena”, pasi rezultati mbeti i pandryshuar.

Neni 37 – Refuzimi për të luajtur dhe situata të ngjashme

37.1. Nëse një klub refuzon të luajë, nuk paraqitet në stadium ose është përgjegjës për mos zhvillimin e një ndeshje plotësisht apo pjesërisht, në Kampionatin Kombëtar të Abissnet Superiore, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së, përveç masave të tjera disiplinore, do të shpallë ndeshjen të humbur në tavolinë. Nëse refuzimi apo mos paraqitja ndodh në më shume se 1 (një) ndeshje gjatë një sezoni, klubi përgjegjës do të përjashtohet nga gara dhe do të zbritet të paktën një kategori më poshtë duke iu zbritur jo më pak se 6 (gjashtë) pikë në sezonin pasardhës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments