Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREYlber Ramadani akuzon Nico Paz: Më goditi në fytyrë, gjyqtari as nuk...

Ylber Ramadani akuzon Nico Paz: Më goditi në fytyrë, gjyqtari as nuk shkoi te VAR

Ylber Ramadani(Lecce) foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Comon, të humbur me rezultatin 0-3 në Via del Mare, duke komentuar në veçanti incidentin e ndodhur në momentin e golit të 0-1, të shënuar nga Nico Paz pas një kontakti të dyshimtë me mesfushorin shqiptar.

“Më dhemb ende fytyra, gjyqtari as nuk e shkoi te VAR, nuk jam nga ata që rrëzohen lehtë. Para golit të dytë u thashë djemve se ishim në momentin tonë më të mirë, por rezultati 0-2 na rrëzoi. Deri në atë pikë ishim në lojë, nën presion të madh, tifozët na shtynin”.

“Të humbasësh në këtë atmosferë është edhe më keq. Kundër Lazios na u hoq një gol për shumë më pak, sepse në atë rast prekja ishte në gjoks, më goditën në fytyrë. Për ne, çdo ndeshje është ndeshja e jetës sonë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments