Ditët e fundit kanë qenë speciale për sulmuesin e Vllaznisë, Lirim Kastrati i cili ka bërë celebrimin e dashurisë me partneren e tij Sara Hajrullahu, duke shënuar kështu një nga golat më të rëndësishëm të jetës.
Ai kishte marrë leje nga stafi teknik i kuqebluve për të qenë në Kosovë dhe për të kryer këtë procedurë dhe më pas për ta festuar me familjen e tij një ngjarje të tillë.
Lajmi i celebrimit është bërë publik nga vetë çifti nëpërmjet rrjetit social “Instagram”, ku të dy së bashku kanë publikuar foto nga ky momenti shumë i veçantë.
Ndëkohë Kastrati i ka lënë tashmë pas festimet dhe nga nesër do t’i bashkohet ekipit të Vllaznisë në stërvitje për t’u bërë kështu gati për gjysmën e dytë të sezonit ku do të synohen objektivat madhorë.


