Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFlamurtari synon 5 lojtarë në merkato, por 'yjet' nuk kanë dëshirë të...

Flamurtari synon 5 lojtarë në merkato, por ‘yjet’ nuk kanë dëshirë të shkojnë në Vlorë

U përfolën shumë emra të bujshëm, por Flamurtari deri në këtë fazë të merkatos dimërore, nuk ka prezantuar ende asnjë afrim zyrtar, një situatë që ka shtuar pikëpyetjet dhe padurimin te tifozët kuqezinj.

Edhe pse klubi ka qenë aktiv në prapaskenë, konkretizimet mungojnë dhe koha po kalon në dëm të skuadrës, e cila ka nevojë urgjente për përforcime për të përballuar pjesën e dytë të sezonit.

Burime pranë klubit kanë bërë të ditur se drejtuesit po punojnë për afrimin e 4-5 futbollistëve të rinj, të cilët pritet të jenë elementë me eksperiencë dhe të gatshëm menjëherë për formacionin. Prioritet absolut mbetet reparti i mbrojtjes, ku Flamurtari ka shfaqur luhatje të theksuara, si edhe sulmi, ku mungon një lojtar që garanton gola dhe merr përgjegjësi në momentet kyçe.

Nga ana tjetër ka dalë në skenë edhe emri i një sulmuesi që mund të jetë përforcim për repartin e sulmit. Bëhet fjalë për lojtarin e Egnatias Leo Melo, i cili mund të vishet kuqezi në merkaton e janarit. Përveç tij priten edhe përforcime të tjera. Në fakt u përfolën emra të bujshëm si Sokol Cikalleshi dhe Armando Sadiku, por duket se asnjëri prej tyre nuk ka dëshirë të shkojë në Vlorë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments