Çiklisti i Vllaznisë Luis Margjoni është shpallur nënkampion i vendit në garat e Kampionatit kombëtar të çiklokrosit të cilat u zhvilluan paraditen e sotme në Parkun Kombëtar të Dajtit.
Ndonëse gara u zhvillua në kushte shumë të vështira atmosferike, çiklistët janë munduar të tregojnë vlerat e tyre më të mira dhe si rrjedhojë kanë dhënë maksimumin.
Margjoni, ndonëse vinte pas një periudhe dëmtimi, ka treguar një nivel shumë të mirë dhe si rrjedhojë ka arritur të renditet i dyti në garën e kadetëve. Në vendin e parë është renditur Clayson Kabetaj i Flamurtarit dhe në të tretin Muhamed Lemeti i Besës.
Një paraqitje të mirë kanë bërë edhe dy çiklistët e tjerë të Vllaznisë Kristel Sota dhe Bekim Tafili, të cilët ndonëse nuk janë ngjitur në podium, kanë bërë një garë të pëlqyeshme.
Ekipi i Vllaznisë nën drejtimin e trajnerit Leonat Kola vijon përgatitjet për garat e ardhshme ku padyshim që do të synojë të arrijë sa më shumë suksese.


