Tuesday, January 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLÇerekfinalet e Kupës, Duka: Një nga ekipet fiton garën, por të gjithë...

Çerekfinalet e Kupës, Duka: Një nga ekipet fiton garën, por të gjithë do të fitojnë zhvillimin e lojës së futbollit

Kupa e Shqipërisë ka hyrë në fazën më vendimtare të këtij edicioni. Shorti i hedhur mesditën e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” përcaktoi përballjet çerekfinale, duke vendosur skuadrat përballë sfidave që do të ndajnë pretenduesit realë nga gara për trofeun.

Në ceremoninë e shortit morën pjesë përfaqësues të klubeve pjesëmarrëse, të mediave sportive, si edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Në një përshëndetje të shkurtër përpara hedhjes së shortit, Presidenti Duka kërkoi nga skuadrat të jenë sa më fair-play në fushën e loës dhe mbështetje masive nga tifozët ashtu sikurse edhe në kampionat, duke e cilësuar Kupën e Shqipërisë si një nga eventet më të rëndësishme në Shqipëri.

“Kam kënaqësinë që jemi sot bashkë këtu për një event shumë të rëndësishëm për një nga kompeticionet më të rëndësishme të Shqipërisë, Kupën e Republikës. Një event tradicional shqiptar që ka dhuruar gjithmonë emocione fair-play dhe respekt në fushën e lojës.

Tashmë jemi në një fazë mjaft interesante ku 8 skuadrat më të mira të këtij kompeticioni në këtë vit garojnë për të fituar një nga trofetë më të rëndësishëm të Shqipërisë. Uroj që të kemi ndeshje sa më kompetitive, sa më shumë fair-play në fushën e lojës dhe bashkëpunim mes FSHF-së dhe klubeve.

Të kemi sa më shumë spektatorë në shkallët e stadiumeve për ta mbështetur edhe këtë kompeticion të rëndësishëm të Shqipërisë, njësoj si kampionatin shqiptar. Edhe njëherë urime e suksese në vazhdim të Kupës së Shqipërisë. Njëri do fitojë Kupën, por të gjithë do fitojnë atë që është më e rëndësishme, zhvillimin e lojës së futbollit” – tha Presidenti Duka në ceremoninë e hedhjes së shortit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments