BYLIS – TIRANA 0 – 1 (Rafael 63′)
Ka përfunduar ndeshja Bylis – Tirana, e vlefshme për javë e 19-të në Superiuore me shifrat 0 – 1. Golin e vetëm të sfidës në stadiumin “Adush Muça” e shënoi mesfushori brazilian Rafel, përm penalltisë në minutën e 63-të.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të “paprekura”, ndonëse rastet nuk munguan.
Sulmuesi i afruar në merkaton e janarit Redon Xhixha, ishte në fushë për 70 minuta, por nuk debutoi dot me gol. Pas kësaj sfide, bardheblutë grumbullojnë 13 pikë.
Para duelit, Tirana nuk kishte fituar 12 ndeshje radhazi në Superiore. Triumfi në fjalë mund të shërbej si pikë kthese për fatet e sezonit, aty ku mbijetesa është bërë kryefjalë për “rekordmenët” e Shqipërisë.


